
Kategoria e Dytë do të mbyllë sot javën e 15-të me Grupin B që zbret në fushën e lojës. 12 skuadra në 6 sfida interesante ku rezultati i vetëm i dëshiruar është fitorja.
Pogradeci kryesues e bën pushim këtë javë, ndërsa Luftëtari i vendit të dytë sfidon Turbinën në formë të mirë. Supersfida e javës është ajo mes Orikut dhe Butrintit, një duel direkt për vendin e 4-të me vlonjatët që kanë 1 pikë më shumë se matjanët.
Shkumbini është më i qetë në vendin e tretë larg ekipeve ngjitur në renditje dhe sot pret Delvinën. Një sfidë tjetër interesante është Maliqi dhe Labëria, ndërsa përballja tjetër është ajo mes Këlcyrës dhe Devollit.
Ndeshjet: Oriku – Butrinti
Maliqi – Labëria
Shkumbini – Delvina
Këlcyra – Devolli
Turbina – Luftëtari
Adriatiku - Albanët