
Janë mbyllur 4 ndeshjet e Kategorisë së Dytë. Janë shënuar 11 gola në 4 sfidat, të vlefshmë për javën e 14-të.
Luftëtari triumfon 3-0 ndaj Devollit me golat e Felipe dhe Ziaj. Po ashtu ka fituar edhe Shkumbini ndaj Butrintit me shifrat 2-1. Golat për qeninasit janë shënuar nga Malaj e Dervishi, teksa për miqtë shënoi Onuh.
Po 2-1 ka triumfuar edhe Labëria ndaj Këlcyrës me golat e Camargo dhe Qejvanit. Ndërkohë për vendasit shënoi Vidal në minutën e 83-të. Në barazim 1-1 është mbyllur sfida Turbina - Delvina, me skuadrat që nuk ia kanë dalë dot të fitojnë, duke marrë nga 1 pikë ditën e sotme.
Ndeshjet dhe rezultatet:
SHKUMBINI – BUTRINTI 2 – 1 (Malaj 74', Dervishi 84'/ Onuh 46')
KËLCYRA – LABËRIA 1 - 2 (Vidal 83'/ Camargo 14', Qejvani 90+1')
TURBINA – DELVINA 1 – 1 (Hysa 3', Radovani 21')
LUFTËTARI – DEVOLLI 3 - 0 (Felipe 26', 90+2', Ziaj 35')