
Kategoria e Dytë do të hapë sot javën e 17-të me 10 ekipe që do të zbresin në fushën e lojës për të zhvilluar 5 ndeshjet e para. Të gjitha ndeshjet do të luhen paralelisht në orën 15:00.
Vora kryesuese do të udhëtojë e qetë në transfertë ku do të përballet me Ilirinë. Pozitat në tabelë i japin qetësinë e duhur voranëve teksa janë plot 5 pikë larg Veleçikut të vendit të dytë që do të jetë gjithashtu në transfertë përballë Gramshit.
Sfida më e nxehtë e javës është ajo mes Sopotit dhe Shkënkollit në Librazhd me dy skuadrat që s’kanë kohë për të humbur dhe pikët janë synimi i vetëm. Valbona e vendit të katërt do të presë Murlanin në shtëpi ndërsa Ada – Bulqiza do të jetë sfida tjetër. Naftëtari e bën pushim këtë javë.
Ndeshjet e ditës:
Ilira – Vora
Gramshi – Veleçiku
Valbona – Murlani
Sopoti – Shkënkolli
Ada - Bulqiza