Shqipëria dhe Katari do të zhvillojnë sfidën miqësore me datë 9 nëntor. Ndeshja do të zhvillohet në orën 18:30, dhe është një test i vlefshëm për vendin pritës të Kupës së Botës 2022. Në një nga mediat vendase në Katar “krenohen” me faktin që kuqezinjtë nuk janë kualifikuar asnjëherë në këtë event gjigant.
Shipëria vjen në këtë sfidë me lojtarë kryesisht nga Superliga të cilët do të përfaqësojnë ekipin Kombëtar. Disa nga ato janë dhe debutues për herë të parë me fanelën e Kombëtares. Shqipëria pas kësaj miqësoreje do të zhvillojë dhe dy takime të tjera, me Italinë dhe Armeninë.
Kujtojmë që Katari merr pjesë në këtë Kupë Bote si vend organizator.
Poll