
Kastriotit i janë shtuar “forcat” për duelin me Kukësin, takim që do të luhet ditën e nesërme në “Kukës Arena” duke nisur që nga ora 13:00. Një duel direkt për mbijetesë, pasi të dyja ekipet ndodhen në vendet e fundit në klasifikim dhe fitorja është më shumë se detyrim për ta.
Rexhinaldo është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës, duke u vënë menjëherë nënurdhrat e Ardian Memës për takimin e verilindorët. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë gjendja e ish-sulmuesit të Kukësit, por shanset janë që mund të ketë disa minuta në pjesën e dytë.
Nëse rikthimi i Rexhinados dhe Prenkovic është një “armë” plus për krutanët, përsëri Mema do të vuajë mungesën e të tjerë lojtarëve. Dëmtimi i Onanungës bën me “dhimbje koke” stafin, pasi është në dyshim për këtë duel. Në dyshim gjithashtu është edhe S.Selmani. Mungesë e sigurtë është Kodra, i cili ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë.