
Kastriot Dermaku është njeriu i momentit te Cosenza. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ishte autori i golit të vetëm në fitoren 1-0 ndaj Spezia e që i afron akoma dhe më shumë me ngjitjen në elitën e futbollit italian. Pas takimit, 27 vjeçari foli për të ardhmen dhe rikthimin në kombëtaren kuqezi.
"Është një gol i rëndësishëm, i pari në Serie B. Jam i lumtur për skuadrën. Tani do të luajmë me më shumë besim. Do të ëndërrojmë ngjitjen. Kam pasur oferta, por asgjë konkrete. Ne presim pak më shumë.
Ekipi kombëtar? Do të jetë e vështirë. Nëse më thërrasin do të jem me të vërtetë i lumtur.
Sulmuesi më i vështirë për të shënuar? Okereke. Më vendosi në vështirësi në pjesën e parë, por arritëm që të godasim në kohë kundërshtarët."-tha Dermaku për "DAZN".