
Kastrioti do të presë në Kamës Partizanin për të zhvilluar mes tyre edhe takimin e javës së 17-të të “Abissnet Superiore”. Një sfidë mjaft i vështirë për krutanët që kërkojnë 3 pikët për t’iu larguar akoma më shumë vendeve të fundit të klasifikimit.
Për këtë duel mjaft të rëndësishëm, Ardian Mema nuk mund të llogarisë dy lojtarë titullarë. Për shkak se kanë plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë do të mungojnë Adolf Selmani dhe Martin Prenkocevic.
Ky ëhstë një hall më vetë për teknikun e krutanëve, i cili duhet të “arnojë” mbrojtjen ndaj demave, teksa pritet t’i besojë kuksianit, Bekim Didës qendrën e mbrojtjes bashkë me Karakaçin, praktikë e përdorur edhe herë të tjera kur në mbrojtje ka mungesa.