Kastrioti ka fituar ndaj Kukësit duelin e mbijetesës dhe tashmë zona “Play-out” është vetëm 5 pikë larg. Krutanët shpresojnë te mbijetesa deri në fund dhe tashmë sfida e radhës për të siguruar 3 pikët është ndaj kampionëve aktualë.
Ndaj Tiranës do të luajnë ditën e diel duke nisur që nga ora 15:00 në “Elbasan Arena”. Për këtë duel Emiliano Çela duhet të bëjë llogaritë pa 3 titullarë. Kartonët e verdhë i kanë “prerë krahët” Kastriotit.
Armando Rami, Bedri Greca dhe Redon Mihana do të mungojnë ndaj bardhebluve. Të 3 lojtarët kanë plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhe dhe janë të detyruar të mos jenë të gatshëm për Çelën ditën e dielë.
Poll