Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Drejtori i Flamurtarit, Behari ka tri kërkesa: Rregullin për kartonët e verdhë, numrin e futbollistëve të huaj dhe...

Shkruar nga NEWSPORT
Drejtori i Flamurtarit, Behari ka tri kërkesa: Rregullin për

Drejtori i klubit të Flamurtarit, Ardi Behari, në diskutimet e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së ka pasur tri kërkesa.

"Me ato çfarë kemi dëgjuar deri tani në këto diskutime dhe me raportin që na keni vendosur në disponim, dua të them se është e vërtetuar se futbolli shqiptar ka pasur rritje.

Por, dua të bëj disa kërkesa dhe nëse do të merren parasysh, mbetet për t'u diskutuar më gjerë.

Së pari në lidhje me kartonët e verdhë. Mendoj se do të ishte më mirë sikur penalizimi i futbollistëve për shkak kartonësh të mos ishte me tre, por me pesë kartonë.

Gjithashtu, dua të hedh edhe një propozim tjetër në lidhje me numrin e lojtarëve të huaj që aktivizohen në fushë. Mendoj se nga 4 futbollistë të huaj, të rritet në 6 të tillë.

Duam të dimë edhe se çfarë është bërë me krijimin e Ligës Profesioniste, sepse kemi biseduar edhe me zv.presidentin e FSHF-së dhe do të donim të dinim se në ç'pikë kanë shkuar zhvillimet", tha Drejtori i Përgjithshëm i Flamurtarit, Ardi Behari.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga