Pas 4 ndeshjesh pa fitore radhazi në Superiore, skuadra e Egnatias i ka dhënë fund “agjërimit” për të marrë rezultat pozitiv në vinin 2026-të, kampionat. Rrogozhinasit mposhtën minimalisht 1 – 0 Flamurtarin.
Goli i vetëm erdhi nga sulmuesi Bakayoko në minutat e para të pjesës së dytë. Edhe pse ekipi vlonjat ishte më kërkues në 45 minutat e dyta, sulmuesit kuqezi nuk mundën të shënonin në portën e Mario Dajsinanit.
Pas 23 javësh, Egnatia regjistronë 42 pikë, 3 më pak se Vllaznia kryesuese. Ndërkohë, nga krahu tjetër, Flamurtari i drejtuar prej Francesco Moriero ndodhet në pikë “kritike”, vendi i fundit në tabelë dhe rreziku për rënien nga elita e futbollit shqiptar po shtohet pas çdo jave që kalon.
Flamurtari - Egnatia 0 - 1 (Bakayoko 48')
90+6' - Përfundon sfida Flamurtari - Egnatia, vendos goli i Bakayokos.
81' - Lojë e ashpër nga Egnatia, ndëshkohet me karton të verdhë Poç dhe Fangaj.
70' - Flamurtari më kërkues, por nuk ka saktësi para portës rivale.
48' - Egnatia kap në befasi Flamurtarin, Bakayoko gjen rrugën e rrjetës.
46' - Starton pjesa e dytë.
45+1' - Mbyllet pjesa e parë.
19' - Akison manual nga Egnatia, Pjeshka shpëton nga goli Flamurtarin.
1’ - Shkelmohet topi i parë në Vlorë, nis sfida mes Flamurtarit dhe Egnatias.
FORMACIONET ZYRTARE:
FLAMURTARI: Aleksovski, Pjeshka, Ememe, Veiga, Trashi, Diavara, Bintsouka, Ramani, Todoroski, Çantakias, Maksuti.
Trajner:Francesco Moriero.
EGNATIA: Dajsinani, Aliyev, Poçi, Xhemajli, Fangaj, Aleksi, Fernando, Selmani, Bakayoko, Albanese, Gruda.
Trajner:Edlir Tetova.
“Abissnet Superiore”: Java 23
Stadiumi: “Flamurtari”
Arbitër: Eldorjan Hamiti
