Flamurtari dhe Egnatia do të përballen sonte në kuadër të javës së 23-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Vlorës do të nisë në orën 19:00.
Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë duel. Kryesor i kësaj sfide do të jetë Eldorjan Hamiti, ndërsa asistentët e tij do të jenë Rexhini Mersinasi dhe Stivi Met’hoxha.
Në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Laver Alla. Ndërkohë që nga dhoma e VAR-it, në ndihmë të kryesorit Hamiti do të vijnë Olsid Ferataj dhe Erjon Bylykbashi.
Arbitër kryesor: Eldorjan Hamiti
Asistent 1: Rexhino Mersinasi
Asistent 2: Stivi Met-hoxha
Arbitër i 4: Laver Alla
Var: Olsid Ferataj
Avar: Erjon Bylykbashi
