Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Ishte i vetmi kandidat, Agim Ademi rizgjidhet në krye të FFK-së për 4 vitet e ardhshme

Shkruar nga NEWSPORT
Ishte i vetmi kandidat, Agim Ademi rizgjidhet në krye të FFK-së
Agim Ademi

Agim Ademi do të vazhdojë të jetë në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës edhe për disa vite të tjera. 64-vjeçari ditën e sotme është rizgjedhur në krye të FFK-së në kuvendin e zgjedhjeve për president, teksa ishte i vetmi kandidat

Kështu të gjithë delegatët kanë votuar pro Ademit, 52 vota nga 52 delegatët e pranishëm i cili merr mandatin e radhës 4-vjeçarë në FFK. Saktësisht do të udhëheqë Federatën deri në zgjedhjet e ardhshme në 2030.

Kujtojmë se Ademi është në krye të FFK-së që nga 2018, vit kur ky pozicion mbeti “jetim” pas vdekjes së Fadil Vokrrit.

Poll

Lexo gjithashtu