Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Kur fiton, bëhesh filozof”, Martini pas fitores në Vorë: Problem ora e ndeshjes, fillon pak si...

Shkruar nga NEWSPORT
“Kur fiton, bëhesh filozof”, Martini pas fitores në
Edi Martini

Vllaznia ka mposhtur Vorën në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vorës, përfundoi 1-0 në favor të shkodranëve. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Edi Martini.

“E kishim vlerësuar maksimalisht pasi Vora ka ekip simpatik. E dinim që na duheshin pikët, s’është e rëndësishme mënyra si luajmë. Megjithatë bëmë një ndeshje të mirë në disa momente. Lojtarët janë bërë bashkë të gjithë, të gjithë bashkë jemi më cinik, e dimë se çfarë kërkojmë, kjo është e rëndësishme.

Sa kompakt jemi? Ekipi ka ardhur në rritje. Pjesa e parë ka qenë loja që ne kemi bërë në fillim të kampionatit. Ajo që ne kemi ndryshuar në mentalitet, që të jemi më cinik dhe pragmatistë. Duhen pikë. Bekimi dhe Edon Murataj, por edhe Dodaj, janë pas vijës së topit, sakrifikojnë, kjo është fryma e grupit, kanë besim të jashtëzakonshëm te njëri-tjetri, kjo e bën ekipin më të fortë.

Ishim përgatitur për mënyrën e lojës së Vorës. Vora ka ekip simpatik me djem të talentuar. Ndeshjet e orës 13:30 janë problematike, pasi kur mësohesh të luash pasdite, fillon ndeshja si e përgjumur. Por i kishim marrë masat, gradualisht dolëm në lojën tonë. Kur fiton njeriu bën si filozof, shyqyr morëm 3 pikët.

Balaj është i markuari kryesor nga kundërshtarët. Repaj dhe tjetri ishin nonstop në kontakt me të, i bashkonte bashkë të dy dhe jepte hapësirë për lojtarët e tjerë. Kjo është sforco kur ne kemi topin. Bekimi e di se çfarë kërkon ekipi, qyteti, sakrifikon shumë, i them bravo të qoftë kapiten.

Hera e parë që vij në stadiumin e Vorës, bravo i qoftë. E kisha menduar më të vështirë, por kam gjetur qytetari, bravo i qoftë”, tha Martini.

Poll

Lexo gjithashtu