Tirana – Dinamo është dueli i fundit i javës së 23-të të Superiores. Përballje kjo që do të luhet në orën 13:30 në “Selman Stërmasi”.
Një derbi shumë i luftuar nga të dyja ekipet, të cilat do të kërkojnë vetëm fitoren. Një fitore e cila vlen më shumë se 3 pikë përballë rivalit të përjetshëm.
Kjo sfidë fatkeqësisht luhet për objektiva të ndryshëm. Nga njëra ana bardheblutë luftojnë për të mbijetuar në elitë, ndërsa nga krahu tjetër dinamovitët për të blinduar pozitat e tyre në “Final – Four”.
Një 90 minutësh shumë delikat dhe spektakolar pritet nga ekipet. Pikërisht për këtë sfidë tashmë janë mësuar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi. Kryesorë do të jetë Enea Jorgji.
ARBITRAT:
Arbitër kryesor: Enea Jorgji
Asistent 1: Denis Rexha
Asistent 2: Ergys Spahiu
Arbitër i 4: Daniel Vrapi
Var: Juxhin Xhaja
Avar: Egli Spahiu
