Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Të gjithë “sy e veshë” nga derbi, Tirana – Dinamo përplasin “brirët” në “Selman Stërmasi”

Shkruar nga NEWSPORT
Të gjithë “sy e veshë” nga derbi, Tirana –
Dinamo - Tirana

Ditën e sotme të gjithë tifozët do të jenë “sy e veshë” nga derbi i kryeqytetit. Tirana do të presë Dinamon në “Selman Stërmasi”.

Sfida e cila do të startojë në orën 13:30 luhet për llogaritë e javës së 23-të të kampionat. Një përballje shumë e rëndësishme dhe delikate për ekipet, të cilat janë të “dënuara” vetëm për 3 pikët.

Gjendja e ekipeve në javët e fundit nuk është e njëjtë. Prej disa javësh dinamovitët kanë “harruar shijen” e fitores, ndërsa te bardheblutë situata është ndryshe, pasi kanë arritur të grumbullojnë 11 pikë në 5 ndeshjet e fundit.

Por pavarësisht momentit në të cilin ndodhen, sërish renditja në klasifikim ndryshon. Ekipi i Ilir Dajës ndodhet në vend të 4 të “Final – Four”, ndërsa nga krahu tjetër “djemtë” e Ardian Nuhiut janë të parafundit me 20 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu