Elbasani ka marrë një fitore “thriller” kundër Teutës, ndeshje e vlefshme për javnë e 23-të. Sfida u mbajt në “Elbasan Arena”, ndërsa në “letër” vendasit ishin favoritë.
Edhe pse pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, Teuta ishte më imponuese, por i mungoi goli. Në minutën e 69-të, sulmuesi i ri Vagner Goncalves shënoi eurogol prej distancës, duke lënë të “tronditur” Elbasanin.
Pak momente më vonë, Insa Boye realizoi përmbysjen e madhe brenda 2 minutash (74’ dhe 75’).
Festa te verdheblutë pas kësaj “skene” ishte e madhe për mënyrën se si rrodhi loja. Pas kësaj sfide, Elbasani ka 42 pikë, 3 më pak se Vllaznia kryesues, kurse Teuta mbetet në pozitën e 6-të me 27 pikë.
Elbasani – Teuta 2 – 1 (Boye 74', 75'/Vagner Goncalves 69')
90+6' - Përfundon ndeshja Elbasani - Teuta, triumfojnë 2 - 1 verdheblutë.
75' - Vjen përmbysja nga Elbasani, 2 - 1. Sërish Boye.
74' - Elbasani reagon shpejtë, gol Boye.
69' - Vagner Goncalves "shkund" portën e Elbasanit, goditje fenomenale nga distanca.
46' - Nis pjesa e dytë.
45+1' - Mbyllet pjesa e parë pa gola në "Elbasan Arena".
8' - Sulmuesi Tsague kërkon gol "magjik", por tentativa e tij përfundon jashtë porte.
4' - Teuta rrezikon ndjeshëm me Arifin, pret në limite portieri Totoshi.
1’ – Shkelmohet topi i parë në “Elbasan Arena”.
FORMACIONET ZYRTARE:
ELBASANI: Totoshi, Olberkis, Lulaj, Tsague, Lajthia, Ibrahim Abbas, A.Kasa, Manellari, Musta, Lila, Diallo.
Trajner: Ivan Gvozdenovic.
TEUTA: Selmani, Jazxhi, Maçolli, Boçi, Kotobelli, Përgjoni, Rooney, Arifi, Toli, Vila, Wotlai.
Trajner: Enkelejd Dobi.
Superiore: Java e 23-të
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Albert Doda
