
Në një pronocim për "Le Iene", ka folur Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Karlo Tavekio, i cili së fundmi ka zbuluar se, pse u zgjodh Gian Piero Ventura në krye të përfaqësueses italiane dhe pse ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi nuk mundi dot të zgjidhej në krye të pankinës italiane në atë kohë.
Ai ka shpjeguar se, De Biasi nuk është preferuar nga lojtarët titullarë të Italisë dhe në këtë mënyrë është skualifikuar në mënyrë automatike si kandidat i mundshëm.
"Venturën e kam zgjedhur unë, por në atë moment kjo zgjedhje më mbeti. Konte shkoi te Çelsi dhe kandidatë ishin Ventura, De Biazi e Montela. Për zgjedhjen time mora edhe mendimin e lojtarëve më ekspertë të ekipit, fola me ta. Po them një gjë që nuk e kam thënë më parë: Doja Roberto Donadonin, por presidenti i Bolonjës nuk donte në atë kohë", është shprehur Tavekio për "Le Iene".
[gallery columns="1" size="full" ids="171582"]