
Erzeni pret në “Niko Dovana skuadrën e Partizanit për të bërë mes tyre edhe llogaritë e javës së 31-të të Abissnet Superiore. Ky takim do të startojë në ornë 18:00 dhe si demat ashtu edhe shijakasit kanë detyrim vetëm fitoren.
Xhevahir Kapllani ka ndryshuar mbrojtjen ndaj të kuqve, kjo e gjitha për shkak të mungesave që ka në këtë repart. Hallet shtohen për të, pasi Gëzim Krasniqi dhe Ardit Peposhi mungojnë për arsye kartonës, por i pari është operuar ghjithashtu në gju dhe më shumë gjasa ka mbyllur sezonin.
Ndërkohë për të kthyer paksa buzëqeshje në fytyrën e trajnerit shijakas është gatishmëria pë rkëtë sfidë e Sadikit dhe Asanit, me të dy lojtarët që pritet të marrin minuta.
Ndërkohë nga ana tjetëër Giovanni Colella do të vuajë vetëm mungesën e Maguet, ndërsa lojtarët e tjerë i ka të gjithë të gatshëm, ndërsa ka një dilemë në sulm nëse duhet të aktivizojë Carën apo Hotin.
Formacionet e mundshme:
Erzeni: Xhika, Enk, Krivicic, Iljazi, Kadriu, Mehmeti, Alan, Kahrimanovic, Ademi, Kapllani, Nonato. Trajner: Xhevahir Kapllani.
Partizani: Rexhepi, Hadroj, Telushi, Sota, Atanaskovski, Rrapaj, Matondo, Murataj, Da Silva, Mba, Cara (Hoti). Trajner: Giovanni Colella.