
Erzeni nuk arriti të merrte një rezultat pozitiv sot përballë Tiranës teksa u mposht 0-2 nga bardheblutë dhe mbesin në vendin e pestë. Pas ndeshjes, trajneri Kapllani foli për Oversport.
Mendoj që është keqardhje për mënyren sesi luajtëm. Deri në minutën e 84 ishim mirë por kështu është futbolli. Më vjen keq për mënyrën sesi humbëm pasi ky nuk është rezultati real i kësaj ndeshje. Kjo ndehsje është pikënisje përpos rezultatit pasi bëmë një lojë të mirë, jam i kënaqur me dëhsirën e lojtarëve.
Nga ky moment mendojmë për dy fazat e ardhshme. Dëhsirën e kemi, besimi poashtu dhe do të shohim përpara. 30 minutat e para ishim shumë mirë, vuajtëm vetëm 15 minutat e fundit të pjesës së parë nga krahu i majtë i joni pasi patëm disas momente kur nuk ishim mirë në marrjen e topit. E rregulluam në pjesën e dytë dhe nuk patëm shumë probleme por futbolli kështu është, vazhdojmë përpara.
Mendoj që patëm edhe dy tre probleme pasi Krasniqi nuk ëhstë në gjendjen më të mirë fizike, Sadiki na u dëmtua në Kukës por do të jetë për 10 ditë në stërvitje. Kadriu poashtu dhe nuk luajti si ndeshjet e kaluar sot. Këto ishin problematikat tona që do t’i rregullojmë në ditët në vazhdim.