
Kartoni i kuq i marrë përballë Zvicrës i hoqi mundësinë Lorik Canës të luante përballë Francës, skuadrës që dikur e pati kërkuar për ta marrë në skuadrën përfaqësuese. Loriku ishte i ulur në sektorin VIP të stadiumit për të parë si tifoz takmimin ku do të donte shumë të luante. Megjithatë, kapiteni do të rikthehet në ndeshjen e fundit që Shqipëria do të luaj përballë Rumanisë për të luajtur ndoshta takimin e fundit më kuqezinjtë. Nëse nuk do të kualifikohemi, një mision gati gati i pamundur, për Canën, do të regjistrohet ndeshja e fundit dhe kapiteni, ashtu si ka deklaruar, do ti japë fund me Shqipërinë.
Poll