Kapiteni i Kukësit, Gjelbrim Taipi foli për Oversport pas barazimit me Teutën. Ai u shpreh se pavarësisht pozitës në renditje, Kukësi i tij nuk e diskuton mbijetesën.
“Kur je në këtë situate nuk të bën përshtypje ndeshjet e mira pasi të rëndësishme janë pikët. Ne nuk i morëm edhe pse kishim shumë raste. Ne nuk dorëzohemi, do të përgatitemi për ndeshjet e rradhës. Si kapiten mundohem t’i mbështes lojtarët, kemi futbollistë të mirë por edhe shumë të huaj. Mundohemi të mos futemi në presion, futbollistët do të bëjnë maksimumin. Nuk besoj se do të rrezikojmë rënien nga Kategoria, nuk diskutohet kjo.
Gjithçka që ndërtuam e hodhëm poshtë ndaj Kastriotit, tani duhet të përshtatemi me këtë situatë, shumë futbollistë s’kanë qenë ndonjëherë në këto pozita. Në skuadër ka cilësi dhe po vazhduam me këtë grintë shpresoj që do t’ja dalim në fund të kampionatit.”-tha ai.