Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kapiteni i Flamurtarit braktis ekipin në momentin kritik, sulmuesi i detyruar të shkojë në Serbi

Shkruar nga NEWSPORT
Kapiteni i Flamurtarit braktis ekipin në momentin kritik, sulmuesi i

Tomislav Bushiç do të mungojnë minimumi tre javë, kjo për shkak të dëmtimit që ka pësuar në takimin me Kukësin, sfidë në të cilën kapiteni u largua nga fusha e blertë pa u mbyllur 90' minutëshi i takimit.

Një kontraktim muskulor ka bërë që lojtari kryesor i Flamurtarit të mungojë në një fazë kritike, kohë kur kanë mbetur dhe pak javë në kampionat dhe kur ekipi vlonjat është me një këmbë në finalen e Kupës së Shqipërisë pas fitores në Korçë ndaj Skënderbeut.

Nga ana e klubit po punohet fort për të rikthyer sa më shpejt lojtarin në fushë, madje po mendohet që të dërgohet në një klinikë të specializuar në Beograd, kjo për të rikuperuar sa më shpejt sulmuesin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga