Java e 12-të e “Abissnet Superiore” është shtyrë për shkak të miqësores që kombëtraja shqiptyare do të zhvillojë me Katarit më 9 nëntor në Spanjë.
Në këtë miqësore priten që pjesa më e madhe e lojtarëve të jenë nga “Abissnet Superiore” dhe në këtë mënyrë është marrë vendimi që kjo javë të spostohet.
Por nuk është vetëm shtyrja e ndeshjeve, FSHF ka “detyruar” disa skuadra të shtegtojnë, teksa së bashku me UEFA-n kanë vendosur të mbyllin disa stadiume për shkak se do të rimbjellet bari në disa prej tyre.
“Loro Boriçi” është i pari që i nënshtrohet rimbjelljes për shkak se Vllaznia e femrave do të duelojë ndaj PSG në fazën e grupeve të Women’s Champions League.
Edhe “Niko Dovana” dhe “Elbasan Arena” nuk i shpëtojnë mbjelljes së barit, ndërsa kujtojmë se dhe “Air Albania” po bëhet gati për të pritur miqësoret e kombëtares me Italinë më 16 nëntor dhe 3 ditë më vonë me Armeninë.