Partizani do të udhëtojë në Shkodër nesër ku do të sfidojë Vllazninë në orën 17:00 për javën e 25-të të Abissnet Superiore. Të kuqtë vijnë me petkun e kryesuesit pas fitores në derbi dhe me moralin shumë lart do të tentojnë një tjetër sukses përballë një skuadrë tjetër pretendente se Vllaznia.
Incidentet në derbi kanë dënuar dy skuadrat me ndeshje pa tifozë por nuk specifikohej nëse ndeshjet në transfertë vlejnë apo jo. Klubi i kuq është interesuar në FSHF për sqarimin e dënimit dhe ka marrë përgjigje se dënimi vlen edhe për ndeshjet në transfertë
Në këtë mënyrë, Partizani njoftoi në rrjete sociale se nuk do të ketë tifozë të kuq në Loro Boriçi por më pas, klubi i Vllaznisë publikon çmimet e biletave dhe shihet edhe çimi i biletave për tifozët e Partizanit. Një kaos i vërtetë...