
Erzeni është një prej skuadrave që rrezikon mbijetesën këtë sezon. Shijakasit ndodhen aktualisht në vendin e 9-të në tabelën e klasifikimit me 4 pikë më pak se Teuta e vendit të 8-të, por durrsakët kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.
Skuadra e Alfred Deliallisit nuk po gjen dot vazhdimësinë, ku pas 3 javësh nuk arrin të fitojë. Në fakt në 5 ndeshjet e fundit kanë marrë vetëm 4 pikë. Fitorja e vetëm për shijakasit është ndaj Kukësit me shifrat 2-1, ndërsa janë mposhtur 3-0 nga Skënderbeu, po kaq nga Teuta, 4-0 nga Partizani dhe janë ndalur 0-0 me Laçin.
Ajo që bie në sy janë golat e shumtë që kanë pësuar dhe kanë mundur të shënojnë vetmë 2. Siç duket si mbrojtja ashtu edhe sulmi kanë “tradhtuar” Deliallisin, i cili duke nisur që nga sfida e radhës që kanë me Vllazninë, duhet të mendojnë për të zgjidhur këtë “hall”.