Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kanë mposhtur 8 ekipe këtë sezon, por TIRANA ka një “mace të zezë” në rrugën drejt titullit

Shkruar nga NEWSPORT
Kanë mposhtur 8 ekipe këtë sezon, por TIRANA ka një

Tirana është skuadra lider që udhëheq kampionatin shqiptar me 53 pikë, +5 nga Partizani i vendit të dytë. Bardheblutë ia kanë dalë të fitorjnë në këtë sezon kundër 8 ekipeve, të paktën 1 herë, ndërsa në rrugën drejt titullit kampion kanë një “mace të zezë”.

Është pikërisht Vllaznia “makthi” i kryeqytetasve në këtë sezon, pasi bardheblutë në 3 takimet mes tyre kanë mundur të marrin vetëm 1 pikë. Në sfidën e parë Tirana është mposhtur 2-1, dueli i dytë mes tyre pëfundoi 0-0, teksa në përballjen e tretë triumfuan shkodranët 1-0 me penalltinë e Bekim Balaj.

Takimi i fazës së 4-të mes tyre do të zhvillohet ditën e shtunë duke nisur që nga ora 18:00 në “Loro Boriçi”, me kryeqytetasit që do të synojnë të “hakmerren” ndaj shkodranëve. Kujtojmë se takimi i vetëm që Tirana ka fituar ndaj kuqebluve është në Superkuën e Shqipërisë, ku bardheblutë triumfuan 3-2.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga