
Bylis ka surprizuar këtë edicion, duke u renditur mes pretendentëve për një vend në Europë. Për një kohë të gjatë, ballshiotët ishin surpriza e këtij edicioni, e tani një realitet i prekshëm në Kategorinë Superiore. Drejtuesit mallakastriotë punuan gjatë verës në merkaton hyrëse, duke afruar lojtarë nga të cilët pritej shumë.
Bylis duket se nuk është kënaqur me afrimet e verës, Celis dhe Opoku nuk janë ku duhet , me dyshen që është aktivizuar vetëm në një takim nga fillimi. Argjentinasi Diego Celis ka rezultuar efikas në vetëm një ndeshje, me supergolin ndaj Tiranës në Ballsh. Ndërsa Opoku shiheh si titullar absolut, ai nuk ka bindur trajnerin Dovedan që e ka aktivizuar vetëm 41 minuta. Trajneri serb ka treguar pakënaqësitë ndaj disa të huajve, që nuk e kanë inpenjimin dhe ambientimin e duhur. Bylis pritet të përforcohet në janar dhe merkato shihet si shpëtim për fazën sulmuese.