Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Kamza në kërkim të një qendërmbrojtësi, Gjoka dëshiron ish-lojtarin e Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Kamza në kërkim të një qendërmbrojtësi, Gjoka

Trajneri Ernest Gjoka është në kërkim të një qendër mbrojtësi për të forcuar prapvijën. Reparti më problematik për Kamzën është mbrojtja dhe në këtë mënyrë i pari në listën e drejtuesve në merkato është gjejtja e një mbrojtësi. Gjoka ka hedhur sytë nga Vllaznia për të afruar në skuadër mbrojtësin Renato Malota.

Një njohje e vjetër e trajnerit Gjoka pasi të dy kanë qenë pjesë e Vllaznisë sezonin e kaluar dhe në këtë mënyrë numri një i pankinës së Kamzës i njeh mjaft mirë cilësit e lojtarit. Ish-mbrojtësi i Partizanit dhe i Kukësit do të dëshironte një rikthim në Kategorinë Superiore pas 6 muajsh aktivizim në Kategorinë e Parë. Problemi i vetëm ngelet kontrata e tij me skuadrën e Vllazninë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga