
Partizani nis zyrtarisht fazën përgatitore. Klubi i kuq njofton në rrjete sociale se ekipi është zhvendosur në Pogradec aty ku do të zhvillojë përgatitjet në kuadër të ndeshjeve të kupave të Europës.
Pasditen e sotme në orën 18:00, ekipi ka zhvilluar seancën e parë stërvitore nën drejtimin e trajnerit Zoran Zekic. “Demat” nisën stërvitjen në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” me grupin që ishte i plotë. Të kuqtë njoftojnë gjithashtu që janë programuar për t’u zhvilluar edhe 2 miqësore, me emrat e klubeve që nuk janë zbuluar ende.
Merkatoja vazhdon ende të jetë e hapur për kampionët të cilët deri tani kanë afruar Pano Qirkon në huazim, Albers Kekon nga Korabi, Eros Grezdën si lojtarë i lirë dhe pritet të zyrtarizojnë edhe Adnard Mehmetin.