Hera e fundit që Partizani ka fituar titullin kampion ka qenë viti 1993. Një nga ata lojtarët që fituar titullon kampion ka qenë dhe Niko Çoçlli, i cili në një intervistë për "SuperSport" ka folur për në prag të derbit. Çoçli ka luajtur si për Tiranën ashtu dhe për Partizanin. Ai shpreh se ndeshja derbi nuk ka nevojë për motivimin si dhe dëshiron që në këtë takim të fitoj Tirana, por kampion të dali Partizani.
"Derbi vjen në një moment delikat për të dyja skuadrat, por sidmos për Partizanin që kërkon titullin. Kjo ndeshje pasqyron kampionatin tonë dhe ka shumë vlera për një lojtar. Derbi është momenti i duhur për çdo lojtar për të treguar vlerat e tij dhe nuk ka nevojë për motivim. Partizani po bën një kampionat shumë cilësorë, edhe këtë vit po bëjnë shumë mirë. Në skuadër nuk ka shumë disnivele dhe trajneri ka krijuar një grup shum të mirë lojtarësh. Në derbi dua të fitoj Tirana, por kampinatin dëshiroj ta fitoj Partizani", u shpreh ndër të tjera Niko Çoçlli.