Besart Ibrahimi është një nga lojtarët shqiptar më të mirë të Shkëndija e Tetovës. Sulmuesi 33-vjeçar është golashënuesi më I mirë në kampionatin maqedonas me 167 gola të shënuar. Në një intervistë për “Fan Zone”, Ibrahimi u shpreh se ka qenë pranë Skënderbeut.
“Çdo herë jam munduar t’I shërbejë skuadrës, por edhe të shënoj. E rëndësishme është që të marrin rezultate pozitive. Lodhja në Euroë ka bërë që të jemi pak mbrapa, por do të luftojmë për vendin e parë.
Më përfundon kontrata me Shkëndija, por do ia lë kohës se në futboll nuk I dihet. Do pres ofertën e klubit të Shkëndijës e në fund do I lëmë kohës”.
Oferta nga Skënderbeu? “Të them të drejtën ishim shumë afër me Skënderbeun kur luante në Skënderbeu luante në Europë. Kemi qenë në kontaktë, por për detaje të vogëla nuk u krye ky transferim”.
Superliga shqiptare? “Kam ndjekur çdo herë derbin shqiptar do kisha dashur normal që të luaja në Superligë. Më pëlqejnë të dyja skuadrat nuk kam çfarë të them më shumë”.
Stërvitja? “Ne jemi profesionist dhe duhet të stërvitemi për të mbajtur vetën në formë. Kemi programin nga trajneri dhe jemi stërvitur në bazë të atyre udhëzimeve”.
Shkëndija në Europë? “Ishim shumë afër ndaj Rosenborgut, por shpresoj që në të ardhmen të hyjmë në Europa League. Çdo gol ndaj Vardarit e ka kënqasinë e vetë pasi është një derbi dhe kënaqësia është dyfish”.