Roland Peqini është një figurë e njohur në futbollin shqiptar. Ish-mbrojtësi i djathtë i disa ekipeve tashmë është kthyer në trajner personal të shumë futbollistëve. I dalë nga akademia e Dinamos nën drejtimin e trajnerit Zlatko Dalic, tashmë në majën e futbollit me Kroacinë, Peqini i është rikthyer edhe njëherë asaj kohe.
Në një postim në rrjete sociale të menaxherit Andi Matraxhiu ku zbulonte se Dalic ishte larguar vetë nga Dinamo pas ndikimeve nga lart, Peqini ka komentuar duke zbuluar se ka qenë ndër ata lojtarë që ka derdhur lot për të.
“E mbaj mend shume mire ate kohe dhe e di shume mire si iku Dalic dhe pse iku.kam qene njeri prej futbollisteve qe kam derdhur lot. Mbaj mend qe edhe partizani ra per here te pare ne histori nga Kategoria Superiore. E ke harruar kete fakt Andi Matraxhiu?”- shkruan ish-mbrojtësi.