Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Kam lojtarët më të mirë të kampionatit shqiptar", lëmshi dhe polemikat e krijuara nga Jul AHMATAJ: Futbollistët e mi s'i nxjerrin 90 minuta

Shkruar nga NEWSPORT
"Kam lojtarët më të mirë të kampionatit

U afrua me bujë te Tirana, duke zëvendësuar trajnerin Ard Mema pas disa rezultateve jo të kënaqshme të skuadrës bardheblu. Jul Ahmataj, tekniku i trumbetuar si i duhuri për 24-herë kampionët e vendit duket se më parë u largua se sa erdhi te kryeqytetasit. Vetëm 5 ndeshje në krye të Tiranës dhe më pas vendosi t'i braktiste.

Pas ndeshjes së parë në krye të pankinës, ku fitoi 3-0 kundër Luftëtarit, Ahmataj do të deklaronte: "Kam lojtarët më të mirë të kampionatit shqiptar në dispozicion. Dua të falënderoj trajnerin Ard Mema për skuadrën që më ka lënë. Titullin nuk e diskutoj me këtë organikë që kam në dispozicion".

Duket se euforia e përfshiu elbasanasin dhe në dy takimet e radhës, me Teutën dhe Vllazninë mori vetëm 2 pikë. Durrsakët dhe shkodranët e ulën me këmbë në tokë. Ndërsa për ta shkundur duket se mendoi trajneri Ilir Daja, i cili i tregoi se si mund të fitohet një ndeshje futbolli duke e mundur 2-1 në Korçë.

Pas asaj sfide, Ahmataj s'u përmbajt, por theksoi se në klubin bardheblu të gjithë më parë mendojnë si të heqin trajnerin. Një deklaratë që u tërhoq pas disa ditësh duke u konsideruar si një moment dobësie nga ana e tij.

Situata vijoi të ishte e zymtë dhe në ndeshjen ndaj Kukësit, 39-vjeçari hodhi në fushë një formacion që s'pritej nga askush. Rezultati? 3 gola të pësuar dhe vetëm 1 i shënuar. Pas humbjes me verilindorët, u shpreh: "Lojtarët e mi nuk i përballojnë 90 minuta. Duhet ndërhyrë në merkaton e janarit". Sërish, një deklaratë që ka krijuar polemika të shumta.

Kur dëgjon dhe sheh se ç'bëhet, natyrshëm lind pyetja: Si ka mundësi që për 3 javë lojtarët bardheblu, nga kampionë që ishin u shndërruan në futbollistë që nuk nxjerrin dot 90 minuta?

Ekipi i Tiranës u braktis nga Ahmataj në momentin më të vështirë. Tre ditë para derbit, 24-herë kampionët e vendit vijnë në këtë përballje më me probleme se asnjëherë tjetër.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga