Sot, u vendos që Kategoria Superiore të rinisë në 3 qershor. Pas pauzës së gjatë për shkak të Coronavirusit, mbledhja e zhvilluar mes përfaqësuesve të FSHF-së dhe presidentëve të klubeve “prodhoi” të mërkurën e 3 qershorit si ditën kur do të rifillojë kampionati.
Tashmë është zbardhur edhe kalendari se si do të zhvillohen takimet. Ndeshjet do të luhen normalisht çdo fundjave, ndërsa gjatë kësaj periudhe do të ketë edhe përballje Kupe. Superiorja është llogaritur të përfundojë në 29 korrik, ndërsa në 3 gusht të luhet finalja e Kupës. Më poshtë njihuni me kalendarin e Superiores, që do të rinisë në javën e 27-të të saj.

Poll