103 minutat e derbit mes Tiranës dhe Partizanit nuk nxorën një fitues, pasi derbi i kryeyqtetit do të mbyllej në barazim 1-1. Një ndeshje skeptakolare dhe emocionuese rezultoi të ishte në “Air Albania”, ku ekipet luftuan për çdo centimetër të fushës, ndërsa në tribuna Fanatics dhe Guerrils dhuruan “show” me koreografitë e tyre.
Diferenca mes tyre mbetet po e njëjtë. Bardheblutë udhëheqin me 2 pikë më shumë se demat. Golit të Da Silvës, iu përgjigj Ardit Hila. Pikërisht goli i këtij të fundit mund t’i dhurojë titullin e dytë radhas kampionëve në fuqi.
Tashmë kanë mbetur edhe 3 ndeshje drejt fundit të kampionatit dhe skuadrës së Orges Shehit nuk i lejohen më hapa fals nëse duan të ngrejnë larg për herë të dytë titullin kampion. Madje bardheblutë janë të dënuar vetëm për fitore, pasi nëse në fund kanë kuotë të njëjtë pikësh, kampion do të shpallej Partizani. Demat kanë avantazhin e ndeshjeve direkte, i kanë mposhtur dy herë dhe kanë barazuar dhe humbur në dy ndeshjet e tjera.
Kundërshtarët e Tiranës nuk janë aspak të lehtë. Laçi, Erzeni dhe Bylis. Kurbinasit kërkojnë pikët për Europën, ndërsa dy ekipet e tjera luftojnë për të qëndruar në Superiore. 3 takimet ku janë të detyrueshme 9 pikë.
Ndërkohë nga ana tjetër Partizani i Giovanni Colellës do të kërkojë “nder” nga ekipet që luftojnë për mbijetesë, që të ndalin Tiranën dhe të kuqtë të fitorjnë 3 sfidat e tyre për të marrë kampionatin. Kundërshtarët e demave në 3 ndeshjet e mbetura janë Vllaznia, Kastrioti dhe Teuta.
[caption id="attachment_693065" align="alignnone" width="495"] Ndeshjet e Tiranes[/caption]
[caption id="attachment_693066" align="alignnone" width="490"] Ndeshjet e Partizanit[/caption]