Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

KALENDARI/ Kategoria e Parë nis në 7 qershor, përfundon në një ditë me Superioren

Shkruar nga NEWSPORT

Ditën e djeshme ka pasur një tjetër takim mes FSHF-së dhe klubeve të Kategorisë së Parë. Pas mbledhjes me krerët e Superligës është arritur marrëveshje edhe për rifillimin e të Parës. Data zyrtare për nisjen e sezonit është vendosur më 7 qershor.

Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar ditën e sotme në selinë e re një takim me presidentët e klubeve të Kategorisë së Parë, me të dyja grupet përkatëse ku u diskutua mbi rifillimin e garës për këtë ligë.

Kjo iniciative e FSHF-së u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku i cili i sqaroi të pranishmit me komunikimet e deritanishme me përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe detaje në lidhje me protokollin që do të perdoret. Drejtuesit e klubeve morën përsiper zbatimin e tij në praktikë. Në takim mori pjesë edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv Abdyl Kuriu.

Gjatë takimit u shpjegua dhe kalendari që duhet të ndiqet ku dhe u dakortësua që kampionati për këtë kategori të rifillojë në datën 7 qershor 2020. Ashtu si Superiorja, edhe Kategoria e Parë do të përfundojë në 29 korrik.

Kalendari
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga