
Renato Kalari për momentin është lojtari më i persekutuar te të kuqtë, kjo dhe për faktin se krahu i majtë i mbrojtjes kërkohet që të zëvendësohet me një tjetër futbollist. Lojtari i krahut të majtë u ndëshkua me karton të kuq në sfidën kundër Salzburg në "Elbasan Arena", ndërsa trajneri Sormani dhe stafi i kuq kanë kërkuar ndëshkimin e tij me gjobë 500 euro. Por, me të njëjtën vlerë u ndëshkua dhe Jurgen Bardhi.
Shumë e ekzagjeruar, e cila ka irrituar pa masë lojtarin dhe shokët e tij, të cilët i kanë dalë kundër kësaj situate. Vendimi për gjobën i është komunikuar lojtarëve në mbledhjen e zhvilluar përpara grupit.
Por, përkundër saj ka dalë kapiteni i skuadrës, Alban Hoxha, i cili për "Sport Ekspres" ka thënë: "Nuk është e drejtë një gjobë ndaj Kalarit. Po flas si kapiten dhe në emër të çunave. Si i bie tani, që ne nuk duhet të ndërhyjmë nga frika e gjobave?"