
Egnatia ditën e djeshme zyrtarizoi Edison Ndrecën dhe Alesandro Ahmetaj. Të dy lojtarët janë vënë menjëherë nënurdhrat e Edlit Tetovës për të vazhduar kështu përgatitjet për sfidën e turit të parë në Conference League ndaj Ararat Armenia.
Por drejtuesit nuk po punojnë vetëm me afrimet, por edhe me rinovimet me lojtarë që kosiderohen kyç në formacionin e Tetovës. Në këto ksuhte në Rrogozhinë kanë “blinduar” “bishën” e golit. Rafphael Dwamena do të vazhdojë të qëndrojë në Rrogozhinë edhe për një vit tjetër, pasi palët kanë gjetur marrëveshjen mes tyre dhe kanë rinovuar kontratën.
Sulmuesi iu bashkua Egnatias në merkaton e janarit dhe arriti të zhvillonte 18 ndeshje, ku shënoi 11 gola dhe dhuroi 7 asiste, duke qenë një nga top golashënuesit e kampionatit. Paraqitjet e tij kanë bindur drejtuesit për t’i besuar edhe në sezonin e ri shënimin e golave. Kështu Egnatia bëhet e frikshme për Conference League me sfidën e parë që do ta luajë më 13 korrik në transfertë duke nisur që nga ora 17:00.