Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ka pikë të fortë goditjet me kokë dhe në Gjermani e cilësojnë si “diamant”, kush është talenti i ardhshëm që pritet t’u bashkohet KUQEZINJVE?

Shkruar nga NEWSPORT
Ka pikë të fortë goditjet me kokë dhe në Gjermani e

Nelson Weiper është emri i radhës që ndodhet në listën e FSHF-së për ta veshur kuqezi. Përfaqësuesit e FSHF-së kanë spikatur talentin e të ardhmes, për të cilin tashmë prej javësh ka nisur puna.

Por kush është Nelson Weiper? Kjo është pyetja që çdo tifoz shqiptarë ka në kokë.  Weiper ka lindur në Mainz më 17 maj 2005. Babai i tij quhet Felix Patrick Weiper dhe është gjerman, ndërsa nëna e tij është me origjinë shqiptare.

18-vjeçari luan si sulmues kryesorë dhe është 1.92 m i gjatë. Weiper është produkt i akademisë së Mainz dhe tashmë luan në Bundesligë. Gjithashtu ka mbajtur veshur në ndeshjet ndërkombëtare fanelën e Gjermanisë, teksa ka luajtur për të gjithë grupmoshat e kësaj kombëtareje.

Sezonin e kaluar me të rinjtë e Mainz ka zhvilluar një sezon fantastik, ku ka arritur të shënojë 19 gola në 17 ndeshje. Gjithashtu ka shënuar 10 gola në 11 ndeshje me Gjermaninë U-17.  Në Gjermani e kosiderojnë si “diamanti” i të ardhmes pasi karakteristikat e tij janë prej një “gjahtari”.

Ëeiper është qendërsulmues, i fortë fizikisht dhe në luftën në ajër, por edhe me topin në këmbë është i pakapshëm. Mund të përshtatet edhe në të dy krahët re sulmit, si dhe pikë të fortë ka goditjet me kokë. Duke qenë se preferon luftën në ajër është shumë i zoti në topat e gjatë. Një lojtar thuajse i ngjashëm me Sebastian Haller të Dortmund.

Interesant është fakti se vëllai i tij, Henrik përfaqëson Shqipërinë në ndeshjet ndërkombërare. Henrik është portier dhe ka debutuar me kombëtaren U-19 më 16 qershor të vitit 2021. Është grumbulluar edhe nga Alban Bushi, por ende me Shpresat nuk ka mundur të marrë minuta në fushën e lojës. Tashmë siç duket FSHF-ja është shumë afër bindjes së Nelsonit për të përfaqësuar kuqezinjtë

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga