
Një nga repartet më problematike te Kukësi është mbrojtja. Reparti i prapavijës nuk është në ditët e saj më të mira, teksa në 5 ndeshjet e fundit janë pësuar 9 gola. Verilindorët pësojnë pothuajse çdo ndeshje, e kjo nuk është një shenjë e mirë.
Thënë më ndryshe: Bylis ka shënuar një gol, Apolonia ka shënuar një gol, Vllaznia ka shënuar një gol, Laçi ka shënuar 3 gola, Teuta ka shënuar 3 gola.
Shpresohet se ardhja e Mirel Josës në pankinë do rregullojë shumë gjëra. Kukësi synon të përmirësohet në renditje, pas një nisje jo dhe aq pozitive. Të besuarit e Josës renditen në vendin e pestë me 23 pikë.
Poll