Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ka oferta nga jashtë, veterani i kuq "braktis" Partizanin pas Europe

Shkruar nga NEWSPORT
Ka oferta nga jashtë, veterani i kuq "braktis" Partizanin pas

Afrimi i Aldo Teqja ka shtuar koloninë e portierëve te Partizani. Janë plot 4 futbollistë që janë vendosur në dispozicion të Franco Lerda për të dubluar këtë pozicion, por vetëm tre do të jenë pjesë e të kuqve.

E sipas të gjitha gjasave, Dashamir Xhika do të jetë ai që do të largohet. Emri i tij është lakuar shumë në muret e ambienteve të të kuqve si një largim i mundshëm, pasi drejt tij nuk mungojnë as ofertat.

Kastrioti ka shfaqur interes për 30 vjeçarin, por duket se Xhixha ka vendosur ta vijojë karrierën larg Shqipërisë dhe kampionati grek po e pret me krahë hapur.

Gjithsesi, çdo gjë do të vendoset pas takimeve të raundit të dytë të Europa League, ku Partizani do të ndeshet me kampionët e Moldavisë, Sheriff Tiraspol. Xhika është një produkt i Partizanit, me të cilët ka zhvilluar plot 9 sezone në dy kohë të ndryshme. Ndërkohë, ai ka qënë edhe pjesë e Besëlidhjes në 2 sezone dhe Tërbunit në një sezon.


Tags:

KRYESORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga