Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ka nisur “agjërimin” prej 5 javësh, dy golat e Skukës presion Xhixhës

Shkruar nga NEWSPORT
Ka nisur “agjërimin” prej 5 javësh, dy golat e Skukës

Gara për golashënuesin e “Abissnet Superiore” është shumë e “luftuar”. Klubet e kryeqytetit kanë në gjirin e tyre dy nga sulmuesit më të mirë të kampionatit të cilët udhëheqin listën me golat e shënuar, duke ndihmuar edhe klubet që të renditen në dy vendet e para në klasifikim.

Dueli Xhixha-Skuka tashmë është ndezur. Lojtari i bardhebluve ka nisur “agjërimin” prej 5 javës, teksa ndeshja e fundit në të cilën ka shënuar golat e fundit është përballja me Laçin, e cila përfundoi në baraziom 3-3, ku 24-vjeçari shënoi edhe tripelën.

Ndërkohë nga ana tjetër dopieta e Skukës në përballjen me Bylisin në kompleksin “Partizani” i bëjnë presion Xhixhës, pasi tashmë “demi” i Partianit e ndjek nga pas me 7 gola, ndërsa sulmuesi i kampionëve ka shënuar 10 gola.

Kush do të jetë golashënuesi i këtij sezoni në “Abissnet Superiore”? Mbetet të presim deri në minutën e fundit të kampionatit, por një gjë është e sigurtë, të tjerë gola spektakolarë do të vijnë nga dyshja sulmuese e kampionati dhe njëherësh “rivalë të përjetshëm” për shkak të fanellave që mbajnë veshur.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga