Dinamo vazhdon me punën për përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Sezonin e ri Blutë do të luajnë në Superiore dhe kërkojnë që të qëndrojnë sa më gjatë në elitën e futbollit shqiptar.
Drejtuesit prej kohësh kanë nisur të pikasin lojtarët që synojnë t’i transferojnë në kryeqytet, teksa kanë arritur akordin me një mbrojtës. Bëhet fjalë për Arbenit Xhemajli. 25-vjeçari luan si qendërmbrojtës, i cili mbylli sezonin me Vaduzin.
Tashmë shtatlarti është lojtar i lirë dhe pdo të kalojë te Dinamo, ku do të ishte një vlerë e shtuar për Dritan Mehmetin në repartin e mbrojtjes për sezonin e ri, teksa raportohet se ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare. Në të kaluarën Xhemajli ka provuar të luajë edhe në Angli te skuadra e Sunderland.
[caption id="attachment_697714" align="alignnone" width="2048"] Arbenit Xhemajli me fanelen e Sunderland[/caption]