Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ka gjykuar Kombëtaren U21, një uellsian vendos drejtësinë në transfertën europiane të Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT

Partizani do të përballet me Atletic Club D’Escalades në transfertë për të zhvilluar ndeshjen e raundit të dytë kualifikues në Conference League. Më 25 korrik, të kuqtë do të udhëtojnë drejt Andorras ku në orën 17:00 do të synojnë fitoren përballë një skuadre të lehtë në letër.

Sektori i gjykimit në UEFA ka caktuar edhe gjyqtarët e kësaj sfide ku kryesor është vendosur uellsian Robert Ian Jenkins. 34-vjeçari do të ndihmohet nga bashkombasit Daniel Beckett dhe Harry Hendrick ndërsa i katërt do të jetë Bryn Markham-Jones.

Kryesori i sfidës është një emër i dëgjuar për shqiptarët teksa në vitin 2020 ka gjykuar sfidën e Shqipërisë U21 përballë Austrisë, të fituar 1-5 nga djemtë e Alban Bushit. Gjithashtu ai ka arbitruar edhe në ndeshjen Gjilani – Liepaja në Conference league para 1 viti.

[caption id="attachment_701321" align="alignnone" width="623"]Gjyqtaret e sfides Atletic - Partizani, ©UEFA Gjyqtaret e sfides Atletic - Partizani, ©UEFA[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga