
Leo Gaxha është një nga lojtarët e talentuar shqiptar që aktivizohet në Angli me moshat e Shefield United. 17-vjeçari ka firmosur një kontratë profesioniste me këtë skuadër e shumë shpejt mund të debutojë në Premier League. Gaxha është grumbulluar nga Nevil Dede te Kombëtarja U-19, por në një intervistë për “Fan Zone”, ai nuk është ende i vendosur se për cilën kombëtare do të luajë në të ardhmen.
Kombëtarja? “Nuk e kam vendosur ende se ku do të luaj pasi kam ofertë edhe nga Irlanda. Nuk jam ende i vendosur se për kë kombëtare do të luaj.
Biseda me trajnerin e Shefield? “Nuk kam pasur direkt biseda më të, por me trajnerin tim të moshat kam folur e më ka thënë që është shumë i kënaqur për paraqitjet e mia e shumë shpejt mund të luaj në ekipin e parë.
Nuk kam luajtur kundër Brojas, por e kam parë dhe është një lojtar shumë i mirë e shpresoj të luaj kundër tij”.