
Pauza e kombëtares i ka shkuar për shtat Egnatias në këtë pikë të kampionëtit. Për shkak se skuadrat kanë pasur në dispozicion më shumë kohë për t’u stërvitur për ndeshjen e radhës, ka bërë që të rikuperohen edhe disa lojtarë.
Te rrogozhinasit tashmë janë plot 4 futbollistë që janë rikuperuar dhe kjo gëzon pa masë stafin e skuadrës. Kështu në formacion për sfidën me Kukësin që do të luhet ditën e shtunë do të rikthehen Agbekpornu, Zejnullai, Mëllugja dhe Musta.
Të 4 lojtarët kan ëpasur probleme me dëmtimet dhe tashmë pauza e kombëtares i ka ndihmuar ata të rikuperohen dhe të plotësojnë grupin e Tetovës për transfertën verilindore.
Ndërkohë një tjetër rikthim i rënësishëm është edhe i Alen Sherrit, i cili shlyen kështu pezullimin me kartonë dhe ndaj djemve të Rraman Hallaçit merr rolin e tij në portën rrogozhinase.