Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

"Ka disa gjëra më të rëndësishme se futbolli", Florian KAMBERI: Gerrard është fansi im më i madh

Shkruar nga NEWSPORT
"Ka disa gjëra më të rëndësishme se

Florian Kamberi, sulmuesi i Kombëtares sonë dhe i Rangers, është ndalur të flasë për kalimin e tij te gjigantët e Skocisë dhe marrëdhënien me trajnerin Steven Gerrard. 24 vjeçari këto ditë po i kalon në Zvicër, teksa për "Blick" ka rrëfyer situatën e futbollit në këto ditë të pushtuara nga Coronavirusi, raportin me trajnerin Gerrard dhe faktin se ai e ndiqte prej më shumë se 1 viti e gjysmë.

"Do të ishte ndeshja më e madhe e karrierës sime ajo kundër Celtic. Do të kisha luajtur për herë të parë një “Old Firm”. Më ka bezdisur shumë fakti që nuk u luajt, por ka disa gjëra më të rëndësishme se futbolli. Gerrard më tha se më kishte ndjekur për 1 vit e gjysmë.

Ai është vërtet një fans i madh i imi. Nga ana tjetër edhe unë kam një respekt të madh për të. Gerrard ka një karrierë botërore, kështu që mund të mësosh shumë prej tij. Si njeri është në klasin e zakonshëm, duke u kujdesur shumë për ne lojtarët.

Gerrard vlerëson dinamizmin tim dhe se unë mund t’ia përcjell shokëve të mi dhe të ngre tifozët e skuadrës me energjinë time. Dua të qëndroj gjatë te Rangers", tha mes të tjerash Kamberi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga