
Merkato e Juventusit sillet rreth vendimit të Cristiano Ronaldos për të ardhmen.
Fenomeni portugez po shijon në maksimum pushimet, ndërsa menaxheri , Jorge Mendes po vijon punën për të sistemuar klientin e tij.
Klube të ndryshme kanë shfaqur interes për 36-vjeçarin, ku emrat dihen tashmë, Real Madrid,Manchester United, Sporting Lisbonë dhe PSG. Pikërisht këto të fundit duket se kanë bërë hapa konkret përpara dhe janë gati të bëjnë një ofertë në drejtim të portugezit.
Por fillimisht duhet të heqin dorë nga Mbappe i kërkuar nga Real Madrid. Ndërkaq, Mendes është i gatshëm të pranojë edhe rinovimin e Ronaldos me Juventusin për një vit, kërkesë që ende nuk është shqyrtuar nga bardhezinjtë.
Para 25 korrikut, pritet një takim mes drejtuesve torinez dhe agjentit Mendes që po bën presion për të rinovuar kontratën. Pë rmomentin nuk ka asgjë konkrete dhe në ditët në vijim mund të arrihet edhe zgjidhja e kësaj çështjeje.