
Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, do të udhëtojë në Angli për të diskutuar një lëvizje të mundshme huazimi për Romelu Lukaku. Sulmuesi belg është lidhur me një transferim larg Chelseat, me Juventusin që del si destinacioni i tij i preferuar, raporton Calciomercato,it.
Tashmë janë rënë dakord për kushtet personale mes Lukakut dhe Juventusit, por bisedimet po ecin ngadalë, duke shkaktuar shqetësim për sulmuesin 30-vjeçar. Lukaku e gjen veten jashtë planeve te Chelsea dhe është përjashtuar nga skuadra prej 29 lojtarësh e Mauricio Pochettino për turneun parasezonal të Bluve në SHBA.
Poll