
Juventus pësoi një humbje turpëruese përballë Sassuolos së Nedim Bajramit mbrëmjen e djeshme me rezultatin 4-2. Mediet italiane, por edhe tifozët kanë ‘masakruar’ klubin me kritika pas përfundimit të ndeshjes. Nuk është thjeshtë rezultati që revolton opinionin publik, por edhe loja shumë e dobët dhe gafat qesharake e amatoreske që lojtarët e nivelit të lartë bëjnë duke mbajtur veshur fanellën bardhezi.
Hapjet e gazetave kryesore në Itali flasin për një Juve të shthurur me gazetën torineze “Tuttosport” që titull kryesor ka, “145 milionë për këtë horror”, duke iu referuar shpenzimeve të klubit në merkato. “Një paraqitje disastër me Sassuolon, gabuan dhe paguan”, vijon më tej gazeta.
La Stampa e ka titulluar kështu: “Juve, blackout në Sassuolo”, ndërsa Gazzetta dello Sport shkruan: “Juve, rosak dhe mace”, duke iu referuar autogolit qesharakt të Gatti-t.
[gallery jnewsslider="true" ids="707363,707362,707361"]